DASHI
Sot mund të krijoni një lidhje të fortë me një person, i cili do të shndërrohet në një mik të vërtetë. Do të gjeni shumë të përbashkëta me këtë person, por përpiquni ta shikoni atë me objektivizëm.
DEMI
Diçka brenda jush është duke ndryshuar. Po filloni të dyshoni nëse ka një ardhme karriera apo marrëdhënia juaj sentimentale. Nuk ndiheni rehat me një situatë të tillë.
BINJAKET
Si pasojë e aspektit planetar, nuk ndiheni në formë të mirë. Mund të mos jeni i sëmurë, por ndiheni i lodhur dhe i stresuar. Më shumë optimizëm do të ndiheni më mirë nesër.
GAFORRJA
Një takim i shumë pritur me një person mund të anulohet sot ose të rezultojë shumë më pak produktiv. Mund të përfshiheni nga dyshimet rreth kësaj marrëdhënie, ndaj prisni disa ditë para se të merrni një vendim.
LUANI
Një vizitë nga një person në shtëpinë tuaj mund të sjellë qetësi shpirtërore për ju. Ndërkohë gjatë këtyre ditëve nuk ka të ngjarë të keni ndonjë takim të vërtetë romantik.
VIRGJERESHA
Një telefonatë pasionante, apo një letër mund të vijë te ju gjatë këtyre ditëve. Mendoni me objektivizëm, sepse ky person mund të jetë pak konfuz.
PESHORJA
Sot është dita e duhur për të provuar aftësitë tuaja në disa fusha më parë nuk keni pasur kurajë as ti mendoni. Mos e gjykoni veten shumë ashpër në përpjekjen tuaj për të pasur sukses.
AKREPI
Nuk është dita e duhur për të bërë plane lidhur me ndryshimet në jetën tuaj. Nuk ka të ngjarë të arrihet ndonjë marrëveshje këto ditë. Lërini planet për një ditë tjetër.
SHIGJETARI
Mungesa e komunikimit me partnerin tuaj mund të bëjë që të vendosni ti jepni fund lidhjes. Është më mirë të sqaroheni duke mos marrë veprime të nxituara.
BRICJAPI
Një mik i ngushtë me të cilin jeni shumë i lidhur mund të jetë duke kaluar në probleme financiare. Mund t’ju kërkohet ndihmë, por kini kujdes, sepse mund ta këtë të vështirë t’jua kthejë borxhin.
UJORI
Jeni një person që i pëlqeni të tjerët, ju pëlqen të jeni i shoqëruar, por ndonjëherë bëheni shumë kritik. Përpiquni të gjeni vendin tuaj në grupin shoqëror.
PESHQIT
Biseda me miqtë mund të rezultojnë diçka shumë pozitive. Diskutime mjaft interesante do të lindin lidhur me teknologjinë. Pritet të jetë një ditë e mbushur me surpriza.