Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje… 21/01/2026
Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat! 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“TEXTILE, FAÇON & FASHION SHOW”, hap dyert e Pallatit të Kongreseve për të gjithë të interesuarit

07/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Një Ekspo “sipas Klik-ut” në bashkepunim me një nga Qendrat e Kurseve Profesionale dhe Agjencinë më të njohur në fushën e Modës, “Grace Models”, rikthehet ne edicionin e dytë, ne datat 8-9-10 Qershor në Pallatin e Kongreseve, me vëmendjen tek një sektor që kryqëzohet në të gjitha etapat e historisë shqiptare, herë shquar si traditë e vepër arti, herë burim jetese dhe zhvillimi ekonomik; një prej sektorëve më të rëndësishëm prodhues në Shqipëri: zotëron peshën kryesore të eksporteve, prodhon punësim dhe mirëqenie sociale, krijon lajm dhe lëvizshmëri, ndërgjegjëson për vlerat autentike të së bukurës.





“Grace”, si organizatore e Ekspozitës së Modës, një prej Salloneve kyç të Panairit Ndërkombëtar të Tekstilit dhe Modës, do të bëjë të mundur që Stilistë të momentit e Shtëpitë e Modës të demonstrojnë e joshin blerësit, ekspozojnë e lidhin kontrata biznesi. Sfilata të stilistëve dhe Shtëpive të Modës, dhe altarë të agjencive të njohura do të organizohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë të gjitha ditëve të eventit, duke thurur lidhjet e nevojshme nga sipërmarrësi deri tek blerësi e përfituesi i fundit.

Prodhuesit “Made in Albania”, të vërteta të prekshme të një industrie që zhvillohet përmes të shkuarës me standarde të modernizuara, përfaqësuar nga emra identifikues të ndërmarrjeve shqiptare që garojnë bindshëm ne epokën e tregjeve globale duke ruajtur traditën dhe qarkulluar të mira brenda vendit: të mirat në punësimin e shtresave të ndryshme, të mirat në shpërndarjen gjeografike të këtyre realiteteve sipërmarrëse, të mirat në rritjen e vetëvlerësimit dhe tundimit të natyrshëm të konsumatorit për të përzgjedhur mallra të prodhuara në vend.


Një tezgjah virtual, fill lidhës mes traditës së hershme të përpunimit të tekstilit në Shqipëri dhe Ballkan nyjëzuar me zhvillimin e vrullshëm sipas standardeve globale, ringjalljen e vlerave të punës së dorës përballë produkteve të teknologjisë së lartë e miqësore me mjedisin. Me largpamësinë e zhvillimit afatgjatë të sektorit në Shqipëri, e cila nëse nuk është kthyer ende, do të kthehet shumë herët në një pikë referimi për mbarë Rajonin e Evropës Juglindore, mirëpret pjesëmarrës që ofrojnë produkte finale të markave ndërkombëtare, lëndë të parë e teknologji, tekstile e lëkurë, përvoja menaxhimi e marketimi të shëndetshëm, mjeshtëri artistike, zgjidhje real-estate etj, por mbi të gjitha gatishmërinë për të punuar ngushtë me shqiptarët dhe investuar në vend.

Risì përmes Ekspozitës se Modës! Një mënyrë e re konceptimi, një surprizë sa i takon hapësirave të ekspozimit, mënyrës dhe materialeve të ndërtimit, dhe kjo falë përkujdesjes së Qendrës së Kurseve Profesionale dhe Agjencisë së njohur në fushën e Modës, “Grace Models”…

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, David Beckham thyen heshtjen!

20/01/2026
Next Post
Pini ujë me kripë, ja përfitimet që do të keni

Pini ujë me kripë, ja përfitimet që do të keni








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera