A jeni marrëzisht të dashuruar për momentin? A keni krijuar një lidhje romantike me dikë që ju ka bërë të ndjeheni si asnjëherë më parë? Nëse po, atëherë ju përfundimisht e keni gjetur shpirtin tuaj binjak. Këto janë shenjat që tregojnë se partneri juaj është në fakt shpirti juaj binjak:
1. Mund të bisedoni lirshëm për gjithçka me të
Nëse e lejoni veten të flisni lirshëm për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, atëherë është e sigurt se ju keni gjetur shpirtin binjak.
2. E respektoni njëri-tjetrin
Respekt nuk do të thotë vetëm të jesh i sjellshëm, por gjithashtu edhe të kuptosh dhe të çmosh vlerat e dikujt tjetër. Nëse partneri juaj i ka këto veçori, atëherë ai sigurisht se është shpirti juaj binjak.
3. Nuk bëheni xheloz
Ndoshta ‘vdisni’ për të kaluar kohën së bashku, por gjithashtu gjeni kohë edhe për veten. Kur e kalon ditën pa të, dhe brengosesh se ku mund të jetë apo me kë, atëherë nuk jeni në rrugën e duhur.
Dashuria nuk njeh pasiguri, dashuria është të përqafosh interesat e personit tjetër dhe të kesh besim të ndërsjellët me të.
“Njerëzit e pasigurt vetëm errësojnë diellin tuaj, për shkak se xhelozojnë ditët tuaja me diell dhe janë të lodhur nga errësira e tyre dhe netët pa yje” – Shannon L. Alder