Mediat italiane raportojnë sot se prezantuesja bukuroshe Michelle Hunziker është sërish në pritje të ëmbël. Lajmi po bën bujë të madhe në Itali pasi kanë kaluar vetëm shtatë muaj nga koha që Michelle solli në jetë fëmijën e saj të tretë, vajzën Celeste. Sipas revistës “Diva e Donna”, moderatorja e programit satirik “Striscia la notizia”, pret fëmijën e saj të katërt. Revista përdor si fakt disa foto të Michelle ku ajo shfaqet me barkun e rrumbullakosur.