Albiona Muharremaj quhet bukuroshja kosovare e cila mori kurorën e Miss Gjermanisë. Jo vetëm për këtë fakt, por edhe për një lidhje me këngëtarin Shpat Kasapi, ajo është përfolur shumë së fundmi në media. E bukura Albionë ka mohuar gjithçka. Në një intervistë për agjencinë kosovare të lajmeve “Indeksonline” ajo është shprehur se midis saj dhe Shpatit ka vetëm miqësi. “Shpatin e kam mikë të mirë dhe asgjë më shumë”, ka thënë ajo. Albiona nuk ka dashur të rrëfejë nëse është apo jo e dashuruar, duke u përgjigjur se kjo mbetet diçka private.