Moderatorja Luana Vjollca ka provuar veten dhe në fushën e këngës. Deri më tani ajo ka publikuar disa projekte, të cilat kanë patur sukses. Së shpejti ajo vjen me një projekt tepër të veçantë, me një stil tjetër nga çfarë ajo i ka servirur publikut. Luana ka postuar disa foto në “Snapchat” ku po regjistron këngën e saj më të re , e cila shumë shpejt do dal në treg. Jemi në pritje për të parë se çfarë ka rezervuar bukuroshja e “E Diell”.