Këngëtarja Linda Halimi, e cila aktualisht vijon karrierën muzikore në SHBA, ka ndarë me fansat e saj një moment mjaft të rëndësishëm për të. Ajo ka publikuar një foto me parterin e saj Davon ku shprehet e lumtur për 5 vjetët e kaluara me të duke kujtuar kështu përjetorin e tyre. “Çdo ditë e jetës muaj mjalti…5 vite bashkë dhe akoma si dita e parë. Krenaria ime është dashuria dhe respekti i tij për mua…Të dua Davon.” Në këtë mënyrë Halimi ka realizuar një dedikim mjaft romantik për partnerin e saj, ndërkohë që aktualisht gjenden në Miami.