Kantautori më i suksesshëm i momentit, Alban Skënderaj, pas publikimit të këngës së tij më të re “Duart lart” ka vijuar me turin e tij të koncerteve kudo ku ka shqiptarë. Dhe në një prej tyre, në Mitrovicë, Skënderaj është emocionuar aq shumë sa i kanë dalë lotë në skenë. Në foton e publikuar në një prej profileve të fansave të tij, Albani duket tejmase i prekur nga pritja që i kanë bërë adhuruesit e tij.