Vetëm pak kohë pasi u bë publike lidhja e aktores Ebru Okzan me shqiptarin Ertan Shabani, çifti simpatik kanë hedhur hapin më të rëndësishëm në jetë, atë të martesës. Aktorja e njohur në rolin e Dilarës tek seriali “Fate të kryqëzuara”, e komentuar për sharmin mbresëlënës, ka lidhur kurorë këtë fillim vere me shqiptarin, gjatë një ceremonie madhështore të organizuar në ambient të hapur. Mes miqve që morën një ftesë nga çifti ishin edhe shumë aktorë shqiptarë, njëri prej të cilëve dhe artisti nga Maqedonia, Luran Ahmetin. Po kush është shqiptari që i rrëmbeu zemrën aktores më klas të Turqise? Ertan Shabani është po ashtu aktor që e zhvillon karrierën me Shkupit dhe Turqisë, por dy vitet e fundit është shpërngulur në Stamboll për të qenë më pranë partneres. Ai mori famë si aktor me filmin “Lugina e Ujqërve”, rol që ia rriti kreditet në Turqi./ Story