Megjithëse nga burime afër tij u raportua se është drejt depresionit, Bieber po vazhdon me sukseset e tij në muzikë.
Këngëtari është përfshirë në disa skandale të njëpasnjëshme kohëve të fundit por kjo nuk ka bërë që fama e tij të zbehet.
Ai ka thyer një rekord të ri, për këngën më të transmetuar në Britani, për hitin “Sorry”.
Kënga ka arritur shifrën 100 milionë herë që është transmetuar online dhe kjo është shifra më e lartë e arritur që kur kanë filluar matjet.