Katie Holmes ka pozuar për setin fotografik më seksi të bërë ndonjëherë për fushatën e një kompanie bizhuterish. Aktorja ka pozuar “topless” për këto foto, duke mbuluar me duar gjoksin e saj ndërkohë që promovon varëset me diamant të një kompanie braziliane, H. Stern. 37-vjeçarja duket tepër tërheqëse teksa vështron aparatin ndërkohë që varësja e saj shkëlqen duke tërhequr vëmendje. Këto fotografi janë bërë në New York, nën drejtimin e drejtorit artistik të firmës, Roberto Stern.