U ndanë përgjithmonë?! Mes Gigi Hadid dhe Zayn Malik shkon gjithçka më mirë se kurrë. Përgënjeshtrimin e lajmit të një jave më parë për ndarjen, modelja 21-vjeçare dhe ish-këngëtari i “One Direction” e bënë vetë. Ata u shfaqën duke dalë përdore nga apartamenti i saj në New York. Në harmoni të plotë, çifti më i bukur i vitit kanë kaluar midis turmës së paparacëve dhe janë larguar me automjetin e tyre.