Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ishin ditë që më testuan shumë…”, çfarë ndodhi me Alaudin Hamitin larg syve të publikut? 31/12/2025
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Horoskopi, 15 Qershor

14/06/2016
in Horoskopi
Reading Time: 3 mins read
A A
Horoskopi, 14 Qershor

Dashi





Sot mund të vihet re një lloj rënie e gjallërisë në marrëdhënie me partnerin/en, ndërsa humori do të jetë i alternuar, për shkak të një Hëne që duket më “tekanjoze”. Beqarët do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe nuk do mendohen gjatë për të nisur një lidhje. Financat do jenë të mira.

Demi


Sot do të jetë Mërkuri ylli juaj i mirë, ai që do të nxisë jo vetëm ambicien tuaj në planin profesional, por edhe në jetën sentimentale. Shfrytëzojeni këtë moment. Beqarët do kenë plot takime, por nuk janë ende gati për të ndryshuar statusin. Për financat duhet të kujdeseni më tepër.

Binjakët

Mundohuni të mos lini pas dore impenjimet tuaja, e në mënyrë të veçantë ato që kanë të bëjnë me marrëdhënien tuaj në çift. Është momenti të tregoni veten. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri, kështu që më mirë të mos ndërmarrin hapa. Me financat do dini si të veproni.

Gaforrja

Keni shumë nevojë të përmirësoni raportet me partnerin/en, por me Mërkurin në “opozitë” sigurisht që nuk do të jetë edhe aq e lehtë. Duhet të evitoni sa më shumë lojërat e rivalitetit. Beqarët do kenë njohje të reja, disa mund të nisin edhe lidhje. Planetët do favorizojnë financat.

Luani

Sot falë “kombinimit” Afërditë-Mars, si me magji ju të dashuruarit do t’ju rikthehet humori. Aq më tepër janë duke shkuar shumë mirë me partnerin/en. Beqarët do kenë vetëm takime rutine, por asgjë për tu veçuar. Në planin financiar tregohuni sa më shumë të kujdesshëm.

Virgjëresha

Priten rezultate pozitive në aktivitetin tuaj të përditshëm, por në planin sentimental ka diçka që nuk shkon. Nëse keni diçka për të fshehur, duhet të tregoheni të kujdesshëm. Beqarët do jenë të angazhuar me punë dhe s’do kenë kohë për dashurinë. Në planin financiar nuk parashikohen probleme.

Peshorja

Parashikohet një periudhë mjaft pozitive për të gjithë ata që janë në një marrëdhënie, pasi do të jenë nën efektet pozitive të një Mërkuri që stimulon pikërisht krijueshmërinë. Beqarët nuk duhet të mendohen gjatë, por të bëjnë atë që ju thotë zemra. Kujdes me financat.

Akrepi

“U hoq dhembi, u hoq edhe dhimbja” thotë një fjalë e urtë popullore e kjo shprehje vlen shumë për ju të dashuruarit sot. Mesazhi është i qartë, e keqja duhet shkulur sa më parë, me gjithë koston e lartë. Beqarët do realizojnë vetëm takime, asgjë më shumë. Të ardhurat do përmirësohen tej mase.

Shigjetari

Nuk do të mungojnë mundësitë e mira për të fituar, por kujdes sepse mund të bini pre e ndonjë mashtrimi. Afërdita rindez pasionet në dashuri. Beqarët do kenë takime, por do ndihen mirë me statusin që kanë. Në planin financiar do dini si të veproni me të ardhurat.

Bricjapi

Atmosferë pak e çuditshme kjo e sotmja për ju që jeni në lidhje, pasi nga një moment zymtësie e apatie gati, mund të ktheheni menjëherë në një gjendje gazmore. Beqarët do duan të mbajnë statusin që kanë dhe do refuzojnë të gjitha ftesat. Në planin financiar, Saturni do ndikojë pozitivisht.

Ujori

Nuk do të mungojnë momentet e lumtura për ju të dashuruarit, por duhet të dini se nëse nuk e kapni momentin e përshtatshëm fluturimthi, zor që mundësi të tilla t’ju paraqiten. Beqarët do jenë në dilemë për shumë gjëra, por nuk do hedhin asnjë hapë. Financat do jenë të mira.

Peshqit

Afërdita është në një pozicion të favorshëm për ju që jeni në çift, por është Marsi “provokatori” që ju bën të bëni një zgjedhje që do të rezultojë e gabuar. Beqaret femra do kenë sukses në dashuri, ndërsa meshkujt do duhet të presin ende. Financat do i keni nën kontroll.

Tags: 15 qershor 2016horoskopi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!
Horoskopi

Nga krizat te mundësitë e reja, çfarë po na thonë planetet këtë muaj!

15/08/2025
8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!
Breaking News

8 gushti, dita kur universi është sy e veshë te ti, gati të manifestosh ëndrrat dhe qëllimet!

08/08/2025
Next Post
Makina luksoze e Tunës, ja sa kushton

Makina luksoze e Tunës, ja sa kushton








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera