Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë… 31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh 30/12/2025
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt! 30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee? 30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh 30/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli, 5 fakte interesante që nuk i keni ditur (FOTO)

15/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A

Që kur Sebastian Rulli dhe Angelique Boyer e konfirmuan historinë e dashurisë së tyre në shatorin e vitit 2014, dy zogjtë e dashuruar filluan të bëhen edhe më aktivë në mediat sociale duke postuar foto nga romanca e tyre. I keni parë fotot e tyre në plazh? Nuk ka asnjë dyshim që po shijojnë çdo moment me njëri-tjetrin, aq sa duket se kanë harruar gjithçka nga puna dhe xhirimet, vetëm po shijojnë çdo ditë si muaj mjalti. Pak muaj më parë, mediat spanjolle dhe ato meksikane shkruan se çifti janë duke u bërë gati për dasmë, por as Boyer dhe as Rulli nuk e konfirmuan lajmin. Po ashtu, ka pasur edhe thashetheme të tjera se Boyer është në kërkim të fustanit të dasmës, por në një intervistë për “People” në spanjisht, aktorja mohoi planet për martesë dhe tha se për momentin është duke shijuar dashurinë dhe momentet e bukura.E vërteta është që çifti janë bashkë dhe janë shumë të dashuruar. Le t’i hedhim një vështrim të shpejtë historisë së tyre, që nisi te “Lo que la vida me robo”, i transmetuar edhe në ekranet shqiptare “Pasion i rrëmbyer.





Sebastian Rulli & Angelique Boyer prej kohësh po jetojnë një Love Story

Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli, zyrtarisht deklaruan dashurinë e tyre në vitin 2014. Për herë të parë bashkë, ata ishin në serialin “Teresa”, në fillim të vitit 2010. Përfundimisht, të dy kanë shumë kimi me njëri-tjetrin dhe kjo u vu re qartë qysh në serialin e tyre të parë. Por ishte gjithçka veçse punë. Çifti ishin vetëm kolegë dhe asgjë më tepër.


Bababi i Angelique Boyer nuk ishte i kënaqur me lidhjet e saj të mëparshme

Pasi mbaroi telenovela “Teresa”, Boyer filloi një lidhje me producentin Jose Aberto Castro në vitin 2011. Marrëdhënia e tyre pati shumë probleme dhe u bë dramatike edhe për prindërit e Boyer. Një ndër arsyet mund të ishte diferenca në moshë. Boyer ishte 25, ndërsa ai 53. Sido që të ketë qenë arsyeja, të gjithë e dinin që babai i saj kishte të drejtë, shkruante në të atë kohë Latin Post (në spanjisht). Boyer dhe Castro u ndanë në vitin 2014.

Ish e dashura e Sebastian Rulli, Aracely Arambula, nuk donte qëçifti të punonin bashkë

Kur Boyer ishte në një marrëdhënie me Castro-s, Sebastian Rulli ishte në lidhje me aktoren meksikane, Aracely Arambula. Madje, ata shpeshherë postonin edhe foto të ëmbla në rrjetet sociale. Po marrëdhënia e tyre mbaroi në vitin 2013. Në një intervistë për “Informador”, ajo tha se “arsyeja pse marrëdhënia e tyre mori fund ishte sepse donte të shpenzonte më shumë kohë me fëmijët, Miguel dhe Daniel, dy djemtë nga martesa me këngëtarin Luis Miguel. Gjithsesi, pati edhe thashetheme se Arambula nuk donte që Rulli të punonte me Boyer në serialin “Lo que la vida me robo.” Ajo besonte se ata të dy kishin pasur një marrëdhënie më parë kur kishin xhiruar në serialin “Teresa”. Ajo edhe u përpoq ta bindte Rulli-n të punonte për Telemundo Networks. Por në fund ai zgjodhi të punojë me Boyer në “Lo que la vida me robo.”

Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli, lumturisht të dashuruar

Në fillim, ata druheshin ta pranonin dashurinë e tyre. Por në 23 shator të vitit 2014, Rully dhe Boyer postuan një fotografi në Twitter dhe treguan se ishin të dashuruar. Kishte disa muaj që lidhja e tyre diskutohej në media dhe në faqet rozë. Pasi mbaroi seriali “Pasion i rrëmbyer”, çifti morën disa pushime romantike bashkë.

Angelique Boyer dhe Sebastian kanë dëshirë të punojnë gjithmonë bashkë

Tani të gjithë mund të mendojnë planet e tyre të së ardhmes: së shpejti një fëmijë dhe një dasmë madhështore. Ku i dihet. Por gjithashtu të gjithë e dinë se ata të dy kanë shumë dëshirë të punojnë së bashku. Pasi mbaroi “Lo que la vida me robo”, një projekt tjetër u vu në jetë, madje ka vetëm pak ditë që ka filluar të transmetohet në Telemundo. “Tres veces Anna” është projekti i tyre i ri, i cili pritet të ketë të njëjtin sukses si të gjitha serialet ku çifti kanë luajtur bashkë./revistaclass

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…
Breaking News

“Tani flas me vajzën”, Fero pas betejës ligjore me Arbenitën: Ka kaluar çdo gjë…

31/12/2025
Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh
Breaking News

Vesa Luma hap zemrën për një vendim që e ka ndjekur prej vitesh

30/12/2025
Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?
Breaking News

Një foto, shumë pikëpyetje: A u zbulua partnerja e Ludo Lee?

30/12/2025
Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh
Breaking News

Askush s’e priste këtë “zyrtarizim” të Einxhel dhe Dagz-it pas katër vitesh

30/12/2025
Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik
Breaking News

Beyoncé hyn në klubin e miliarderëve dhe thyen një tjetër rekord historik

30/12/2025
Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live
Breaking News

Babai i Malit në gjendje të rëndë shëndetësore pak para lidhjes live

29/12/2025
Next Post
Këto janë disa gjëra që ndjellin fatkeqësi në shtëpi

Këto janë disa gjëra që ndjellin fatkeqësi në shtëpi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera