Një nga reperat më të përfolur në Shqipëri, Arkimed Lushaj ose i njohur ndryshe me emrin Stresi, feston sot ditëlindjen. Momentalisht ai është duke shijuar Spanjën dhe i ka ndërprerë aktivitetet muzikore, duke premtuar se do të rikthehet fuqishëm në 2017. Stresi mbush sot 30 vjeç dhe është ditëlindja e parë që feston larg nënës së tij dhe Shqipërisë.