Një mjek nga Australia ka udhëhequr një ekip ekspertësh të kancerit në bërjen e arritjes dhe depërtimit më të madh në hulumtimin e leukemisë në 30 vitet e fundit. Profesori Mark Dawson nga “Peter McCallum Cancer Centre” në Melburn ishte midis mjekëve, që kanë studiuar rolin e dy proteinave në “Acute Myeloid Leukaemia (AML) që prek 900 australianë çdo vit. Ai ka zbuluar se proteinat punojnë së bashku në përparimin e sëmundjes duke “biseduar me njëra-tjetrën”. Duke pasur objektiv ndarjen e tyre nga njëra-tjetra, mund të jetë çelësi i “ecjes përpara” në trajtimin e leukemisë. Duke festuar zbulimin e tij, për “Herald Sun” ai ka thënë: ‘Ne kurrë në të vërtetë nuk e kemi ditur se pse kjo leukemi, më shumë se llojet e tjera të leukemisë, duhet t’u përgjigjet kaq mirë ilaçeve që kanë objektiv këto dy proteina. Ky studim na tregon saktësisht se si këto dy proteina punojnë në këto dy lloje të proteinave të leukemisë dhe na japin qasjen se ato bisedojnë me njëra-tjetrën, e duke bërë kështu, ato bashkëpunojnë me njëra-tjetrën që leukeminë ta shtyjnë përpara. Profesori Mei Krishnasamy thotë se “zbulimi është shumë premtues, është një porosi pozitive për njerëzit që vuajnë nga leukemia. Është e mahnitshme se si qelizat punojnë së bashku, kjo është një mundësi e artë, përkundër faktit se jemi në fazën fillestare”.