Kjo përzierje shtëpiake për heqjen e njollave ka efekt më të madh sesa detergjentet më të shtrenjta. Me ndihmën e tij mund të hiqni njollat në mobiliet nga stofi, ulëset e veturës, apo edhe të freskoni tepihët tuaj.
Përbërësit:
100 ml sapun të lëngshëm;
100 ml uthull (nëntë për qind);
100 ml ujë të gazuar; spërkatës; brushë.
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit dhe vendosni ato në spërkatës. Spërkateni sipërfaqen e njollosur dhe lëreni 10-15 minuta. Pas kësaj kohe fërkojeni me brushë. Nëse sipërfaqja ka njolla të shumta, atëherë përsëriteni procesin.