Këngëtarja Lady Gaga ka pozuar për kopertinën e revistës “Billboard”, së bashku me këngëtarin Elton John, ku përmes një interviste ka deklaruar se dëshiron të ndihmojë të rinjtë amerikanë që vuajnë nga depresioni. Për këtë arsye Gaga ka prezantuar edhe nismën e saj “Born this ëay”. “Kam vuajtur nga ankthi dhe depresioni gjithë jetën time dhe vazhdoj të vuaj çdo ditë. Por dua që të rinjtë e sotëm të dinë se kjo ngarkesë që ata mbajnë si qenie njerëzore është normale. Ne kështu kemi lindur” , u shpreh këngëtarja. Sipas këngëtares, të rinjtë në internet ushqehen me një lloj gjuhe urrejtjeje dhe prandaj duhet bërë diçka, sepse ata nuk e kuptojnë arsyen e trishtimit të tyre. Gaga foli edhe për mikun e saj të vjetër, Elton John, për të cilin tha se e frymëzon në çdo gjë që bën. “Eltoni nuk është vetëm miku im, ai është si një prind për mua. Është kujdesur gjithmonë dhe ka qenë me mua në ditët e mia më të vështira të jetës. Ai nuk lejon kurrsesi që unë të bie në depresion, prandaj qëndron me mua deri sa bindet se do të jem mirë”, tha 27-vjeçarja, transmeton “NOA”.