Penelope Cruz dhe bashkëshorti i saj Javier Bardem kanë surprizuar grupin U2 dhe fansat duke u ngjitur në skenë me paruke, gjatë një koncerti në Barcelonë. Gjithçka ndodhi në performncën e grupit një javë më parë. Aktorja 41-vjeçare, e cila kishte vendosur një paruke bjonde ka vënë në lojë vokalistin e grupit, Bono, së bashku me bashkëshorin e saj. Pasi u ngjitën në skenë, dyshja nisi të bënte një kërcim provokues me artistët të cilët ishin duke performuar. Në fillim djemtë e grupit u habitën por më pas nisën ta mbanin mjaft mirë lojën.