Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Art Abazi rikthehet me një EP, gjuha e re e muzikës së zemrës 05/02/2026
Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël… 05/02/2026
Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti? 05/02/2026
Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit 05/02/2026
“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është! 05/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Objekte të lashtësisë me teknologji të pashpjegueshme (FOTO)

20/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Në këtë artikull do ju prezantojmë me disa objekte të lashtësisë që për kohën kanë pasur një teknologji shumë të avancuar. Lexoni me kujdes.





Artifaktet aerodinamike të Kimbajave, 1000 vjet para erës sonë

Në Kolumbi janë zbuluar dhjetëra objekte të vogla prej ari që janë krijuar nga civilizimi Kimbaja, 1000 vjet para erës sonë dhe që ngjajnë shumë me aeroplanët e sotëm. Arkeologët debatojnë që janë thjesht imitime të zogjve, por dy shkencëtarë gjermanë i rikrijuan në përmasa më të mëdha në vitin 1994 dhe i bënë të fluturojnë, duke treguar që ai model i bërë para 3000 vitesh arrin të ngrihet në qiell pa problem.


Zaret romakë me 10 faqe që nuk përmenden gjëkundi

Zaret romakë me 10 faqe janë zbuluar në të gjithë Europën, që nga Franca, Italia e deri në Britani, Gjermani dhe Hungari. Misteri më i madh mbetet që këto objekte nuk përmenden asgjëkundi nëpër shkrime, afreske apo skulptura romake, dhe pse kanë qenë shumë të përhapura. Janë përdorur 300 vjet para erës sonë dhe janë zbuluar jo pak, por rreth 100 të tilla nëpër kontinent. Përpjekjet janë të shumta për të kuptuar nëse përdoreshin në bujqësi, ushtri, vaditje apo thjesht për argëtim, por asnjeri nuk ka gjetur përgjigje.

Bateria e Bagdadit, 250 vjet para erës sonë 

Një nga debatet më të mistershme i ka ngjallur një objekt që u gjet pranë Bagdadit në vitin 1936. Shumë shkencëtarë këmbëngulin që nuk ka mundësi të jetë përdorur për elektricitet në atë periudhë, dhe mbase ka qenë thjesht për të izoluar letra të rëndësishme. Ndërkohë, të tjerë shkencëtarë i kanë riprodhuar në mënyrë identike dhe i kanë bërë të funksionojnë më së miri si bateri. Objekti përbëhej nga një enë balte me një cilindër bakri në mes dhe një shufër çeliku që hynte brenda cilindrit. Misteri ishte që shufra e çelikut përputhej mirë dhe krijonte një izolim të plotë të çdo substance të lëngshme që mund të fusje brenda, dhe nuk e prekte fare cilindrin e bakrit, pasi në grykë kishte një shtresë bitumi për ta izoluar. Nëse brenda fusje lëng limoni, objekti mund të prodhonte fare mirë energji elektrike në sasi të vogla.

Gypat 150 mijë vjeçare të Baigongut në Kinë, me rrezatim 

Disa shkencëtarë amerikanë që kërkonin fosile dinozaurësh në Kinë, zbuluan në vitin 2002 disa gypa metali që vazhdonin përgjatë mureve të një shpelle në malin Baigong, por edhe tek një liqen aty pranë. Tuba metali në liqen do të kishin qenë diçka normale sot, por ajo zonë nuk ka qenë e populluar ndonjëherë nga njerëzit dhe gypat ishin mbuluar nga shtresa toke 150.000 vjeçare. Shkencëtarët debatuan e këmbëngulën që duhej të ishin rrënjët e një peme tashmë të zhdukur e që janë kthyer në metal për shkak të oksidimit mijëvjeçar brenda në shkëmb. Por forma tepër e rregullt nuk duket si diçka e bërë nga natyra. Sikur të mos mjaftonte kjo, misteri u shtua pasi një analizë e shkencëtarëve kinezë rezultoi se metalet lëshonin shumë rrezatim radioaktiv në disa vende, dhe nuk lejuan studime të mëtejshme.

Tags: e pashpjegueshmelashtesiobjekteteknologji
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Art Abazi rikthehet me një EP, gjuha e re e muzikës së zemrës
Breaking News

Art Abazi rikthehet me një EP, gjuha e re e muzikës së zemrës

05/02/2026
Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël…
Breaking News

Dhurata e Shën Valentinit/Oriola Marashi na e bëri shkurtin më të ëmbël…

05/02/2026
Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti?
Breaking News

Princ Leka dhe Blerta martohen së shpejti?

05/02/2026
Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit
Breaking News

Një perandori nën presion! Beyoncé dhe Jay-Z në provën më të heshtur të imazhit

05/02/2026
“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është!
Breaking News

“Nuk jam xheloze”, gruaja e Mirit flet për marrëdhënien e tij me Selin: Nuk kanë bërë asgjë, pa të ajo s’do arrinte ku është!

05/02/2026
Angela Martini rikthehet në radarët e TMZ me një set që të lë pa fjalë!
Breaking News

Angela Martini rikthehet në radarët e TMZ me një set që të lë pa fjalë!

05/02/2026
Next Post
Ja një lajm i mirë për të gjithë ata që konsumojnë kafe

Ja një lajm i mirë për të gjithë ata që konsumojnë kafe








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera