Anjeza Shabani që për pak minuta është shndërruar në personin më të urryer nga të gjithë pas publikimit të një videoje ku dhunon një fëmijë 3 vjeçar, nuk është një emër i panjohur në fushën e gazetarisë. Ajo ka qenë drejtuese e një emisioni televiziv. Duke parë fotot e saj në rrjetet sociale duket se është edhe vetë nënë e një vajze të vogël. Kundër saj ka nisur një reagim i madh në rrjetet sociale.