Sado e çuditshme që t’iu duket, meshkujt shikojnë disa karakteristika kyçe tek një femër.
Bel më i gjerë në proporcion me ijët
Një proporcion 7:10 është shumë i kënaqshëm për meshkujt, siç duket. Beli dhe ijët janë të lidhura me lindjen e fëmijëve, gjë që i bën meshkujt të mendojnë se ijët e mëdha janë të mahnitshme për lindjen e fëmijëve. Kjo është tejet e qartë që meshkujt i pëlqejnë belat e hollë dhe të pasmet e mëdha.
Zëri i lartë
Sipas një studimi, thuhet se zëri i lartë evokon rininë dhe nënkupton një trup të vogël dhe femëror, të cilët janë tejet joshëse për meshkujt.
Flokët e shëndetshëm
Flokët e ndritshme, të plota dhe gjata janë shumë atraktive. Veç këtyre, ato janë edhe shenjë e shëndetit të mirë dhe pjellorisë.
Buzëqeshja
Kjo është më se e qartë, pasi që njerëzit e lumtur janë atraktiv. Gjithashtu, shkenca ka vërtetuar se sa më të bardhë dhëmbët, aq më joshës do të dukeni.
Ngjyra e kuqe
Ngjyra e kuqe ndryshe njihet edhe si ngjyrë e epshit. Shkencëtarët kanë zbuluar se gratë e veshura me ngjyrë të kuqe janë më atraktive. Prandaj, mos harroni të vishni një fustan të kuq kur dilni me mashkullin e ëndrrave.