Victoria Beckham njihet për gardërobën e saj shumë elegante në ngjyra të errëta, kryesisht të zezë. Por ditën e djeshme, ajo është fotografuar në New-York e veshur me ngjyra. Stilistja 42-vjeçare kishte zgjedhur një pulovër të kuqe dhe një palë pantallona të kaltra.Ish-këngëtarja e grupit britanik “Spice Girls” kishte zgjedhur një palë këpucë në ngjyrën e lëkurës dhe syze të errëta të mëdha.