Binjaket më identike në botë, Anna dhe Lucy DeCinque, po dëshirojnë që të duken edhe më identike se vetëm në fytyrë – duke bërë edhe trupin të njëjtë.
Anna dhe Lucy, 30 vjeçe, nga Australia, ndajnë gjithçka, duke përfshirë shtratin dhe të dashurin.
Ato hanë edhe sasinë e njëjtë të ushqimit për t’u siguruar që trupi i tyre të peshojë njëjtë, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, ato janë zhgënjyer kohët e fundit, pasi dëshiruan që t’i nënshtroheshin një operacioni në gjoks.
Binjaket dëshirojnë që të kenë edhe gjoks identik, por mjekët në SHBA u kanë thënë se kurrë nuk do të jenë identike.
Binjaket kanë shpenzuar tashmë rreth 150,000 dollarë në operacione plastike, për t’u dukur sa më njëjtë. Ata u paraqitën në një emision të operacioneve plastike në SHBA, në mënyrë që të bënin gjoksin identik.