Sajad Gharibi mund të mbajë në duart e tij gjëra shumë të rënda, njëjtë sa pesha e dy elefantëve të vegjël.
24-vjeçari, i cili njihet ndryshe edhe me epitetin ‘Herkules’ peshon 152 kilogramë, shumica e të cilëve janë vetëm muskuj, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.
Personi i cili ngjason me karakterin e perzonashit filmor ‘Hulk’ ka më shumë se 59 mijë ndjekës në Instagram.
Ai poston fotografi të secilës ditë të jetës së tij, përfshirë edhe ato që di t’i bëjë më së miri, ngritjen e peshave.
Ai po ashtu ka marr pjesë në gara të ‘bodybuilding’ duke e prezantuar vendin e tij. Gjatë kohës së lirë ai publikon fotografi me gjëra që duken shumë të vogla kur gjenden afër tij./lajmi.net