Dy gazetaret e njohura, Fatma Haxhialiu dhe Aulona Musta kanë preferuar të parakalojnë ndryshe në tapetin e kuq. Vajzat kanë qenë të mbulura dhe të lidhura me zinxhirë. Arsyen e zbulon Fatma nëpërmjet këtij statusi në Facebook:
“Mbreme zgjodhem te mos bejme parakalimin a zakonshem ne tapetin e kuq ne Top Awards. Shfrytezuam nje eveniment si ky, per te veshur mbi rrobat e bukura petkun e vertete te ketyre koheve. Erdhem te veshura zi, te lidhura me zinxhire, si cdo grua, cdo femije, fundja cdo individ ne kete vend. Sollem ne feste pak deshperim, per te treguar se cudia me e madhe nuk duhet te zgjase me tre dite. Se nuk duhet te sensibilizohemi vetem kur shikojme videoskandale…
Ishim aty si viktima, pa ze, pa fytyre, te pafuqishme, si roberesha lidhur me zinxhir, ishim aty si cdo grua qe keshtu ndihet cdo sekonde te jetes se saj, si cdo femije perballe monstrave me fytyre njeriu…Ishim aty…ishim aty…dhe ndoshta nuk pane edhe kete here…ashtu sic bejne me te dobetit ne kete vend. Pak rendesi ka, ne ishim aty per t’i kujtuar gjithe te pranishmeve veshjen e vertet poshte xixave e teminave…per t’i treguar si e kemi te veshur shpirtin keto kohe”…