Shumë nga ju ndoshta e mbajnë mend kopertinën e dytë të revistës “WHO”, në të cilën qëndronte këngëtarja Bleona Qereti. Bashkangjitur rrëfimit dhe fotove provokuese të saj, revista solli asokohe edhe imazhet e para nga shtëpia e këngëtares, që po bën famë përtej Atlantikut. Këto imazhe, po i sjellim edhe sot, por pa i bashkëlidhur rrëfimin e Bleonës për shtëpinë, sepse realizimi i videos “Take You Over” i kushtoi këngëtares braktisjen e këtij apartamenti, për t’u zhvendosur në një tjetër. Ja çfarë tha vetë ajo disa javë më parë: “Ndoshta shumë nuk e dinë, por unë për të realizuar këtë video kam lënë apartamentin ku jetoja prej kohësh në LA, sepse ai ishte shumë i shtrenjtë. E bëra që të mblidhja paratë që më duheshin për të punuar me skuadrën e regjisorëve e promotorëve më të mirë”, – ka thënë Bleona… Në fakt, duke parë arritjet e fundit të këngëtares mund të themi me plot gojën se ia ka vlejtur gjithë ky mund.