Kompozitori Kledi Bahiti, i cili është pjesë e labelit ThreeDots ka kërkuar ndjesë për statusin e bërë në adresë të reperit Getoar Selimi, duke shkruar në Facebook si ai postim ishte shaka dhe nuk duhej të merrej si lajm nga portalet.
Gjithashtu ai ka distancuar grupin “Threedots” nga postimi i tij duke theksuar se nuk është qëndrimi i grupit. Më parë ai kishte shkruar: “Hajde te djali me pamje ka mali, tekst me vlera të larta shoqërore”,-pjesë e tekstit të këngës “Ajo”.