Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother! 19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit  19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës! 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTOT/ Eldora Koçi e “BB 6” krijon familje dhe pret të bëhet nënë

27/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTOT/ Eldora Koçi e “BB 6” krijon familje dhe pret të bëhet nënë

Eldora Koçi, një nga lojtaret e lojës së “Big Brother 6”, që bëri përshtypje për sekretin e saj “unë jam talasemike”, na shfaqet shumë e realizuar në çështjet e zemrës. 30-vjeçarja ka realizuar një set fotosh artistike në natyrë me fotografen Fjoralba Maliqi, ku e veshur me një fustan rozë, dëshmon se është duke jetuar lumturinë e pritjes së ëmbël të fëmijës së saj të parë. Në setin në fjalë pozon pranë partnerit të saj, me të cilin ka krijuar familje. Kjo është hera e parë që prezanton partnerin në publik, pas tri vitesh kur nisi historia e tyre. Kuriozitetit të fansave për periudhën kur ishte pjesë e lojës, iu përgjigj se talasemia nuk e pengon që ajo të bëhet nënë një ditë. Dhe ja ku po e shohim pas më shumë se tri viteve në formë të mirë fizike dhe me ëndrrën e realizuar. Ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes mediatike jetën e saj private, duke u mjaftuar me rehatinë e saj pasi ka gjetur shpirtin binjak. Para dy vitesh, më 22 qershor, që është dita e lindjes së saj, ajo ndau për herë të parë me miqtë lajmin se ndihej e dashuruar. Edhe pse vajza me origjinë nga Berati preferoi ta mbante të fshehtë identitetin e të dashurit, sërish postonte foto ku ai dukej shumë pak. Direkt pas mbylljes së “Big Brother”, ku Eldora bëri për vete shumë fansa, i mblodhi të gjithë miqtë në festën e ditëlindjes së saj. Atëherë tërhoqi vëmendjen për stilin e jetës intensive, edhe me ushtrimin e palestrës. Pas daljes nga loja, fansat ishin të preokupuar që t’ i vinin në ndihmë për kurimin e talasemisë, duke hapur dhe një llogari bankare për operacionin e saj./ Panorama





13509087_900580273401498_1654450440065017248_n

 


Tags: bb 6eldoraFamiljefemijashtatzeni
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin
Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!
Breaking News

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!

19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 
Breaking News

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 

19/01/2026
15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!
Breaking News

15-vjeçari shqiptar fiton Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës!

19/01/2026
“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!
Breaking News

“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!

19/01/2026
Next Post
Reperi dhe prezantuesja shqiptare martohen sërish pas 10 viteve (Foto)

Reperi dhe prezantuesja shqiptare martohen sërish pas 10 viteve (Foto)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera