Mesfushori i Shqipërisë, Alban Meha ka publikuar një mesazh pas sulmit terrorist në aeroportin e Stambollit. Ai nuk e ka harruar Turqinë, vendin ku ka luajtur për një sezon te skuadra e Konyasporit. Nëpërmjet Facebokut ai ka shprehur dhimbje për popullin turk, i cili mbrëmë ishte qëndra e sulmeve terroriste. “Lutem për Turqinë dhe Stambollin”, shkruhet në foton e publikuar nga mesfushori i klubit arab, Al Nasr.