Këngëtari dhe moderatori i njohur i spektakleve Ardit Gjebrea është marrë i pandehur nga Gjykata e Tiranës. Gjykata mësohet se ka regjistruar si të pandehur Gjebrenë më 6 qershor pak ditë pas familja Canaj depozitoi padinë për atë në këtë gjykatë. Artisti i njohur është paditur në lidhje me emisionin e tij për Marjan Rrokaj, i dënuar me burg të përjetshëm pasi vrau të dashurën e tij bashkë me nënën e saj në Tiranë. Gjebrea bëri intervistë në burg me Rrokajn, intervistë që më pas u transmetua në “E diela shqiptare” në Tv Klan, emision që drejtohet po ashtu nga artisti. Do të jetë procesi gjyqësor ai që do të vendosë nëse Gjebrea ka fyer familjen Cani apo jo. Gjebrea do të mbrohet në këtë çështje nga avokate Erinda Ballanca./ Lapsi.al