Pas thashethemeve që kanë qarkulluar këto kohë, Aurela Gaçe ka vendosur t’u japë përgjigje njëherë e mirë përmes një statusi ku konfirmon shtatzëninë. Ja çfarë shkruan ajo :
“Per miqte e mij e gjithe ndjekesit e mij. Besoj se tani erdhi momenti te ndaj me ju nje ndjesi qe nuk pershkruhet me fjale por vetem perjetohet. Une e Skerdi jemi ne pritje te femijes se dyte. Jam vetem 15 javeshe( 3 muaj e 3 jave), e nuk me dukej e udhes te beja publike dicka kaq delikate perpara se te kalonin ato muaj qe mund te quhen edhe te rrezikshem per nje shtatezani. I uroj vetes vetem te jemi mire bebi e une deri ne fund. E me kete Rast, I uroj me shpirt te gjitha ato familje që presin te behen prinder, te kene shendet e jete. Paci bekime. I falenderoj miqte e mij gazetare qe kane respektuar nje lajm kaq delikat per nje nene. Sigurisht nuk di c’te them per ata qe kane abuzuar me dicka te tille, deri duke nxjerre lajme se jam ne muajt e fundit e deri duke nxjerre edhe diten e lindjes duke Mos e respektuar aspak as shendetin tim as te femijes.Megjithate ne fund te fundit ajo qe ka rendesi eshte vetem shendeti. Pacim shendet e jete. Kaq”