Lady Gaga zyrtarisht mund të ngasë një makinë tashmë. Këngëtarja e famshmë ka vendosur të bëjë një shëtitje me mikeshën e saj pasi më në fund është pajisur me lejën e drejtimit në moshën 30-vjeçare.
Ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shihet në timon dhe bashkangjitur postimit shkruan: “Thelma and Puhleaaaze dhe po, më në fund e mora patentën pas disa vitesh”.
Në 2011, në një intervistë të dhënë, këngëtarja është shprehur se asaj i ishte dhuruar një makinë por ajo nuk mund ta përdorte pasi nuk kishte një lejë drejtimi.