Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është detyruar që të kërkojë nga qytetarët që të respektojnë vendet për parkime që bashkia ka caktuar për personat me aftësi të kufizuar.
Veliaj, duke publikuar në profilin e tij në Facebook disa makina që janë bllokuar nga policia bashkiake pasi kishin parkuar gabim, ka bërë të qartë se këto shkelje nuk do të tolerohen as për ata që posedojnë makina të shtrenjta dhe as ata që kanë njohje me kryetarin.









