Emily Blunt dhe John Krasinski kanë mirëpritur ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të dytë. John ka përdorur llogarinë e tij në “Twitter”” ditën e hënë, për të bërë publike ardhjen në jetë të vajzës së dytë, Violet, e cila ka lindur rreth 2 javë më parë. “Ku ka mënyrë më të mirë për të festuar 4 Korrikun sesa t’ju prezantoj anëtaren e katërt të familjes. 2 javë më parë ne takuam vajzën tonë të bukur Violet”, ka shkruar aktori në postimin e tij. Emily dhe John zbuluan lajmin e shtatzanisë rreth muajit janar. Ata janë gjithashtu prindër të një vajze 2-vjeçare Hazel.