Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Cate Blanchett , aktorja e miliona dollarëve: Jam e pushtuar nga frika e dyshimet, nuk i shoh kurrë filmat e mi

05/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Cate Blanchett , aktorja e miliona dollarëve: Jam e pushtuar nga frika e dyshimet, nuk i shoh kurrë filmat e mi

Ajo ka fituar dy “Oscar”, megjithatë, nga sa kuptohet, as çmimet më të mëdha të kinematografisë nuk mjaftojnë për të qenë profesionalisht e sigurt. Ndoshta është pikërisht ky suksesi i një dive! Cate Blanchett fiton miliona dollarë për çdo film në të cilin shfaqet, por as kjo nuk e kënaq. “Pendohem sa herë që shoh një film timin, prandaj edhe prej kohësh nuk tundohem më të shoh asnjërin prej tyre”, ka deklaruar aktorja për “Irish Sunday Indipendent”. 47-vjeçarja, sipas njërit prej producentëve që ka punuar me të, Todd Haynes, është e famshme për luftën që bën me veten kur mendon se nuk e ka arritur siç duhet një skenë të caktuar; “gozhdohet” në prova derisa arrin atë që do. “Ka ditë që ndihet e irrituar nga puna e saj. Ne nuk e dimë për çfarë e ka fjalën edhe nëse përpiqet të na e tregojë, por ajo thotë gjithnjë ‘kam nevojë të marr një hape interpretimi sot, sepse nuk po funksionon’”, vijon producenti. Në vend që të tronditet nga vetë dyshimet dhe perfeksionimi, Cate ka thënë se është mësuar me to dhe se tashmë i janë bërë ndjesi frymëzuese për të aktruar më mirë. “Jam e mbushur me dyshime, frikëra, të cilat mund të tingëllojnë negative, por, në fakt, nëse arrin t’i shquash, mund të gjesh zgjidhjen e duhur. Pse jam e fiksuar? Pikërisht kjo është arsyeja pse kam nevojë ta bëj këtë punë, edhe pse mund të dështoj. Kjo është puna që duhet të bëj!”, ka thënë Blanchett. Ylli i filmit “Blue Jasmine” bën shaka kur vijon të thotë se kalon kohë të vështira, të cilat duhet medoemos t’i kapërcejë “çdo të mërkurë” (referuar filmit). “Shikuesi mendon se gjërat bëhen vetë, se nuk ka as sfida, as probleme. Prandaj, sa herë flas lidhur me këtë, më duket e kotë, madje tingëllon edhe e pabesueshme, sado Diva e Hollivudit, Cate Blanchett, pranon se është gjithmonë e pakënaqur që çdo herë të vetme që nis një punë, unë as që e kam idenë se si dhe se nga do t’ia nis”, tregon aktorja. Vështirësitë për të cilat flet përfshijnë edhe episodet që ti do vetëm të vjellësh nga parfumi që ka vënë partneri yt për t’iu përshtatur karakterit dhe në gjithë këtë të jesh duke menduar se si do të reagonte karakteri yt ndaj kësaj. Veç përpjekjeve të vazhdueshme për sfidat e roleve të saj, sepse në film ndoshta falë këtyre tipareve, arrin t’i shkojë rolit deri në fund dhe të jetë aktorja e preferuar e të gjithëve. “Nuk di të menaxhoj asgjë! Asnjëherë! Kaos!”, përfundon./ Panorama





Charlotte-Gray-cate-blanchett-13011750-1024-576

 


Tags: cate blanchetfilmfrika
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Next Post
FOTOT/ Calvin Harris s’e ka harruar, zgjedh një bionde që ngjan shumë me Ritën…

FOTOT/ Calvin Harris s’e ka harruar, zgjedh një bionde që ngjan shumë me Ritën…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera