Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka 09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje 09/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK 09/01/2026
Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…” 09/01/2026
“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët 09/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Intervista/ Trajneri i Kosovës frikëson Shqipërinë, ja kush largohet

06/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Intervista/ Trajneri i Kosovës frikëson Shqipërinë, ja kush largohet

Telenovela vazhdon. Menjëherë pasi Kosova u pranua në FIFA dhe UEFA, ku u përcaktua edhe grupi në të cilën do të marrë pjesë në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, kanë nisur dilemat dhe dyshimet për shumë lojtarë kosovarë.





Deri tani, futbollistët nga Kosova kanë qenë të detyruar të zgjedhin mes Shqipërisë, Zvicrës apo në raste të veçanta edhe mes përfaqësueseve të tjera. Çështja e lojtarëve kosovarë që mund të largohen nga Shqipëria ishte shumë e diskutuar gjatë Europianit. Shumë emra lojtarësh janë përfolur se do të lënë përfaqësueset e mëparshme për të luajtur për Kosovën. Dhe, në një situatë të tillë, është trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, i cili ndez “gjakrat”.

Në një intervistë për gazetën “Panorama Sport”, ai ka deklaruar se lojtarë kosovarë që janë pjesë e Shqipërisë kanë shprehur dëshirën të luajnë për Kosovën.


Tekniku nuk preferon të përmendë emra, por menjëherë pasi FIFA të kthejë një përgjigje pozitive që i lejon lojtarët, Bunjaki është shumë optimist se numri i futbollistëve nuk do të jetë i pakët.

Fillimisht, është thënë se ka marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë për lojtarët kosovarë që luajnë me Shqipërinë. Tani që përfundoi edhe Europiani, doja t’iu pyesja nëse është vendosur ndonjë rregull apo çdo lojtar do të zgjedhë sipas dëshirës?

Gjithmonë lojtarët duhet të zgjedhin sipas dëshirës së tyre dhe nuk është e drejtë e asnjë federate për të vendosur për fatin e lojtarëve! Pra, numri një është vendimi i lojtarëve dhe kjo gjithmonë duhet të respektohet! Kosova është në pritje të një vendimi nga FIFA për lojtarët e saj që luajnë në kombëtare të tjera. Natyrisht që do të jenë të mirëpritur nëse ata shprehin dëshirën të përfaqësojnë shtetin e tyre. Keni deklaruar në mediat kosovare se disa lojtarë që kanë marrë pjesë në Europian me Shqipërinë, kanë shprehur dëshirën të luajnë për Kosovën. Po, e vërtetë. Megjithatë, së pari duhet të presim vendimin nga FIFA dhe pastaj do bisedoj sërish me lojtarët.

A mund ta dimë sa lojtarë të Shqipërisë janë dhe nëse mund të na thoni ndonjë emër? Përpara se të bëhet publik ndonjë emër, mendoj se është me rëndësi të respektohet deri në fund. Por, interesimi për të përfaqësuar shtetin e Kosovës ka qenë edhe më parë, pavarësisht faktit që ne nuk ishim të pranuar nga FIFA dhe UEFA. Ka interesim nga lojtarë kosovarë që luajnë aktualisht me Shqipërinë.

Taulant Xhaka dhe Shkëlzen Gashi janë përfolur pas Europianit se mund t’i bashkohen Kosovës?

E thashë që nuk do të ishte profesionale të përdor emra lojtarësh. Me kohë dhe pas një vendimi pozitiv që shpresojmë të jetë nga FIFA, sigurisht do kuptohen kush janë dhe nga vijnë.

Po për Adnan Januzajn, keni shprehur sërish interesim për ta bërë pjesë të Kosovës? Është i njëjti rast. Duhet të presim përgjigjen, pastaj do jetë shumë më e lehtë. Por, është normale që ne jemi shumë të interesuar që Adnani të jetë mes nesh/ Besar Bozgo Panoramasport.al

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka
Breaking News

Lim Hoti konfirmon hyrjen në BBVK? Postimi i tij thotë gjithçka

09/01/2026
S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje
Breaking News

S’do ta njihni! Gigi Hadid bën ndryshimin drastik në pamje

09/01/2026
Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…”
Breaking News

Vajza e Dr. Florit reagon pas zhurmës për Mirin: “Nuk ka ndodhur kurrë që ai të…”

09/01/2026
“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët
Breaking News

“Kam qenë shumë i keq”, Kastro rrëfen anën e tij të errët

09/01/2026
Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin!
Breaking News

Bora feston ditëlindjen dhe Donaldi e qau urimin!

09/01/2026
“Zemra jote e butë”, Anjeza Shahini ka një mesazh për Mirin: Ata që të hedhin baltë sot, do kërrusen nesër…
Breaking News

“Zemra jote e butë”, Anjeza Shahini ka një mesazh për Mirin: Ata që të hedhin baltë sot, do kërrusen nesër…

09/01/2026
Next Post
Rita Ora në plazhet e Ulqinit, ja si duket ajo

Rita Ora në plazhet e Ulqinit, ja si duket ajo








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera