Anjeza Shabani, administratorja e kopshtit privat “Diren” e akuzuar për dhunë ndaj një fëmije 3 vjeç, ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Apelit.
Shabani, në këtë kërkesë apelon vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës, që la atë në masën e sigurisë “arrest me burg”. Ish gazetarja u denoncua në emisionin “Stop” në Tv Klan nga babai i fëmijës pasi kishte vërejtur shenja dhunë në trupin e djalit. Pas kësaj, dhuna e ushtruar nga Shabani u dokumentua edhe nga kamerat e fshehta.
Shabani u arrestuar me 20 qershor dhe gjatë daljes para gjykatës ajo kërkoi mëshirë dhe të hetohej në gjendje të lirë apo arrest shtëpia pasi kishte një fëmijë të vogël./opinion.al