Nuk ka aspak rëndësi se sa herë Calvin Klein është kritikuar për reklamat e saj provokuese, shtëpia gjigante e modës nuk ndalet. Ditën e martë, Calvin Klein ka zbuluar reklamën e fushatës së vjeshtë 2016, në të cilën janë shfaqur shumë personazhe të famshëm nga aktorë, sportistë edhe muzikantë, duke treguar anën e tyre sensuale. Bella Hadid ishte një nga talentet që është shfaqur në videon provokuese teksa ka pozuar “topless” e shtrirë. Modelja 19-vjeçare ishte pjesë e slloganit “I… in #mycalvin në të cilën ka folur edhe rreth personalitetit flirtues që ajo ka. Sllogani i saj ishte: “I make love in my Calvin”. Kur ajo është pyetur nëse është një flirtuese e mirë, bukuroshja brune është përgjigjur se kjo veti është një pjesë natyrale e personalitetit të saj.