Njihet për format e saj të rrumbullakta dhe Nicki Minaj i tregoi fansave “asetet” në një seri fotografish provokuese në Instagram. 33-vjeçarja kishte veshur një kostum të ngushtë dhe të zi që tregonte shumë, të kombinuar me një palë çizme-rrjetë. Në foto të tjera ajo e ndërroi kostumin e zi me një tjetër ngjyrë rozë, po aq provokues sa i pari. Komentet ndaj këtyre fotove ishin shumë pozitive. “Foto e këndshme… Je shumë seksi. E dashuroj prapanicën tënde”, shkruan njëri nga komentuesit, ndërsa një tjetër thotë: “Ja pse jam i dashuruar çmendurisht me ty… forma të shkëlqyera”.