Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit! 28/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat! 27/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit 27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori! 27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin 27/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Isha spiun i CIA-s”: Jeta e fshehtë e shqiptarit që tani rrezikon dëbimin

07/07/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
“Isha spiun i CIA-s”: Jeta e fshehtë e shqiptarit që tani rrezikon dëbimin

Një mbrëmje të shkurtit, një burrë hyrë në metro në Barclays Center në Brooklyn dhe u ndalua nga policia për shkak se përdori një kartë studenti, që ishte e vajzës së tij. Ky ishte një gabim i trashë dhe me pasoja absurde, siç do ta cilësonte më vonë ai. Blerim Skoro, një qytetar i Kosovës, tani ndodhet në burg dhe rrezikon dhe dëbimin nga SHBA. “Po punoja për qeverinë e SHBA-ve”, u tha ai punonjësve të azilit në maj, duke shpjeguar të kaluarën e tij dhe pse tani i trembet një kthimi në Kosovë. “Isha stërvitur për Uashingtonin. Isha spiun”. Gazeta “New York Times” i ka kushtuar një artikull historisë së tij. 45- vjeçari u arrestua në SHBA në vitin 2000, për drogë, dhe u dënua me shtatë vite burg. Pas 11 shtatorit 2001, ai nisi të bashkëpunonte me autoritetet: u bë informator i tyre dhe nga burgu jepte informazione për të burgosurit e tjerë që kishin lidhje me terrorizmin. Pasi doli nga burgu, u transferua në një shtet tjetër duke punuar si informator i SHBA-ve. Në vitin 2010, CIA preu lidhjet me të dhe Blerim Skoro u kthye në SHBA përmes Kanadasë, në mënyrë ilegale. Vitin e kaluar, me ndihmën e një avokati, 45-vjeçari u takua me zyrtarë të FBI-së dhe të Departamentit të Antiterrorizmit në Policinë e New Yorkut. Ai donte që të ofronte ndihmë në luftën kundër të ashtuquajturit ‘Shteti Islamik’. Skoro jeton në New York me bashkëshorten dhe tre fëmijët, të gjithë me dokumente amerikane. Ai shkoi për herë të parë në SHBA në vitin 1994, ndërsa në vitin 2000 u kap me 14 kg heroinë. Por, pas bashkëpunimit me drejtësinë, vitet e dënimit iu ulën. Pasi filloi bashkëpunimin me CIA-n, Skoro u trajnua në një vend të sigurt në Maqedoni. Qeveria amerikane i caktoi atij detyra të caktuara në Pakistan, vende të Ballkanit dhe në Siri. Skoro shfaqej si xhihadist për të zbuluar dhe mësuar informacione rreth terrorizmit, e që më pas këto të dhëna ia përcillte autoriteteve amerikane. Skoro tregon se në Egjipt ai u miqësua shumë me Betim Kaziun, një shqiptar që i kishte treguar planet e tij për të sulmuar SHBA-të. 45-vjeçari shton gjithashtu se këtë informacion ia përcolli CIA-s. Kaziu më vonë u arrestua dhe u dënua me 27 vite burg në SHBA.





00SPYTALE1-master768

Pas përpjekjeve të shumta të tij për të ofruar shërbimet për qeverinë amerikane, situata vjen e tillë që më 23 mars të këtij viti, një ditë pas sulmeve terroriste të ISIS-it në Bruksel, një prokuror amerikan tha se Qeveria ishte e interesuar nëse Skoro mund të ofronte ndihmën e tij. Por, dy ditë më vonë, Qeveria u tërhoq dhe Blerim Skoro është ende në paraburgim, ku ndodhet edhe sot, në pritje për t’u dëbuar nga Amerika për hyrje të paligjshme.


Tags: CIAhistoriashqiptari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit!
Breaking News

Nuk takoi të atin, reagojnë nëna dhe motra e Malit!

28/12/2025
Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit
Breaking News

Ups! Të gjithë e paskemi ditur gabim emrin e Ylli Limanit

27/12/2025
“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori!
Breaking News

“Ishte e tmerrshme!”, Propozimi i Turit për Orindën paska qenë më i sikletshmi (por edhe më i bukuri) në histori!

27/12/2025
Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin
Breaking News

Sulm tronditës ndaj gazetarit Elton Tozaj, familja: Rrezikon të humbasë shikimin

27/12/2025
“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj…
Breaking News

“Jam i komplikuar!”/ Ylli Limani hap zemrën për problemet në dashuri: Çfarëdolloj përpjekje që e bëj…

27/12/2025
Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet
Breaking News

Dolce goditi Albën, por nga shtëpia u largua….! Vendimi që ndezi revoltën në rrjet

27/12/2025
Next Post
FOTO/ Deklarata e orës së vonë e Endri Priftit: Jam i padashuruar por i lumtur, s’i kam bërë keq njeriu

FOTO/ Deklarata e orës së vonë e Endri Priftit: Jam i padashuruar por i lumtur, s’i kam bërë keq njeriu








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera