Gjatë së mërkurës, ministrat e kabinetit Rama dhe diplomatët e huaj, kanë kaluar disa momente argëtuese teksa kanë luajtur futboll kundra njëri-tjetrit. Por gjëja që ka marrë më shumë vëmendje gjatë ndeshjes ka qenë tatuazhi i ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri. I veshur me kostum sportiv me pantallona të shkurtra, Tahiri ka ekspozuar aksidentalisht tatuazhin mbi gjurin e tij të djathtëm në të cilin dallohet një piramidë dhe në të dy anët e saj, një shkrim i padeshifrueshëm për shkak të largësisë së fotove. Imazhi i piramidës, e cila njihet si simbol i grupimit sekret Illuminati që pretendohet të kenë njohuri të paaksesueshme nga njerëzit e thjeshtë, ka bërë që mediat ta etiketojnë Tahirin si pjesë të këtij grupimi, ose të paktën adhurues të tij./ Anabel.al