Kjo bukuroshe e ka emrin Mani, të cilën kemi pasur rastin ta shohim në klipin e këngës “Shkunde tunde”të këngëtares sonë të mirënjohur Genta Ismajlit.
E kemi parë edhe me një fotosesion të realizuar nga mjeshtri tashmë i njohur i fotografisë Fadil Berisha .
Po ashtu dhe jo pak edhe në disa evente përkrah Gentës, e cila edhe e ka motër.
Duke e parë me Gentën, natyrisht që nuk kanë munguar edhe shkrime , se ajo është duke u përpjekur që ta krijojë një personazh të ri në botën e show bizzit shqiptar, shkruan Kosovarja.
Por , mesa duket ato mbetën vetëm përpjekje.
Arsyen sepse Mani nuk provoi që të hyjë në skenën artistike nuk dihet. Talenti mbase i mungon , por bukuria jo.