Ka vetëm disa javë që është bërë mama e një vajze, të cilën e ka quajtur Melody, por me vitalitetin që e karakterizon është kthyer më në formë së kurrë në krye të detyrës. Gazetarja e njohur Ilva Tare, e cila mban postin e drejtores së informacionit në televizionin “Ora Neës” do të kthehet shumë shpejt në ekran me një ‘look’ të ri tashmë… Dihet që eksperimentet e saj me flokët e kanë bërë të famshme dhe rikthimi në ngjyrën gështenjë pritet të ngjallë jo pak reagime. Ilva Tare ka qëndruar deri në muajin e fundit të shtatzënisë në ekran, duke komentuar me profesionalizmin e saj ngjarje të rëndësishme të aktualitetit dhe rikthimi i saj në “Tonight” duket se do të marrë gjithë vëmendjen e merituar.
Discussion about this post