Ai është cilësuar si ‘krimineli më seksi në botë’ dhe është bërë personazh i njohur kudo. Amerikani Jeremy Meeks u bë i njohur pasi mediat zbuluan fotografinë e tij të publikuar nga Departamenti i Policisë. Pasi panë këtë djalë bukurosh, nuk u morën me veprat e tij kriminale por filluan të shkruajnë dhe të tregojnë se sa ‘hot’ ishte. Ai u dënua në vitin 2014 me 24 muaj burg pasi u akuzua për armëmbajtje pa leje si dhe si pjesë e një bande kriminale dhe hajdutësh. Pak muaj nga lirimi i tij, ai u vu sërish në vëmendje të mediave e kësaj here pasi prezantoi djalin e tij, shkruan “Panorama”. Në këto foto ai tregon se sa baba i përkushtuar është.