Këngëtarja Dafina Zeqiri në shkurt të vitit 2015 publikoi këngën ‘Shumë qef’. Ky klip i punuar nga Max Production u vlerësua shumë dhe u komentua për profesionalizëm, shkruan Gazeta Express. Në këtë klip shihet një pjesë me xhama të vegjël në të cilat Dafina bën një vallëzim të shkëlqyeshëm. E në të njëtin vend, e ka bërë klipin edhe Elvana Gjata me të njëjtin produksion, klip ky i publikuar 11 ditë më parë. Në një bashkim fotosh mes klipeve, vërehet kjo gjë, ndonëse për Elvanën këto pjesë xhami u bën me ngjyrë të bardhë. Kjo nuk është hera e parë që këngëtarët tanë të kenë klipe në vende të njëjta me njëri-tjetrin.
https://www.youtube.com/watch?v=PzHbqHuzguo