Adelina Tahiri ka pranuar që dikur ajo e ka bërë një dedikim për një mashkull dhe ka qenë kënga “Ti mos u kthe”.
E pyetur nga Prive a është ndjerë ndonjëherë e tradhëtuar ajo ka thënë: “Ai që është artist çdo fjalë që thotë para kamerës ja dedikon vetes së tij. Si unë, çdo femër dhe çdo mashkull është tradhëtuar të paktën një herë.
Në qoftë se do të thoja që nuk e kam përjetuar këtë ndjesi të gjithë do të qeshnin, unë e kam përjetuar tradhëtinë dhe mund të them që nuk është diçka e mirë”Për momentin bukuroshja ka pranuar se është single dhe sipas saj femrat publike e të bukura nuk kanë sukses në dashuri, pasi e kanë të vështirë të krijojnë një lidhje sepse kjo i pengon në suksesin profesional.
Një tjetër arsye përse ajo vazhdon të jetë single është fakti se shqiptarët janë xhelozë dhe nuk e tolerojnë dikë që të jetë më mirë se ata vet.