Vajza e vogël e Kanye West dhe Kim Kardashian, mendoi se një avion mund t’a merrte e ta çonte në qiell për të vizituar gjyshen, e cila ka ndërruar jetë në vitin 2007.
Kanye West kishte patur një lidhje shumë të veçantë me nënën e tij, por fatëkeqësisht,ajo ndërroi jetë gjatë një komplikacioni në operacion.Por, gjithsesi memoria e saj mbetet prezente në jetën e këngëtarit, dhe kjo gjë dallohet edhe te vajza e tij, të cilës i ka transmetuar po të njëjtën ndjenjë.
Kanye e ka shpëndarë në Twitter, këtë moment shumë të veçantë që përjetoi me North-in 3 vjeçare. Sipas asaj që shkroi këngëtari, vogëlushja dëshironte një fluturim në qiell, të shkonte përtej reve, që të vizitonte gjyshen për ta uruar, gëzuar ditëlindjen. Kaq mjaftoi që Kanye të emocionohej dhe ta ndante me miqtë e tij këtë moment kaq të ëmbël, duke e shoqëruar me një foto të tijën me të ëmën.