Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Dua Lipa dhe Rita Ora te modelja Emily Ratajkowski, konfirmohet romanca e re e Romain Gavras 20/02/2026
“Duhet me bo, njerëz!” , Gjesti nis agjërimin dhe ka një mesazh për ndjekësit! 20/02/2026
Adrian Gaxha u martua dhe pret të bëhet baba! 20/02/2026
Nga altari te lajmi i ëmbël, Blero baba për herë të dytë? 20/02/2026
Përjashtohet Kristi Lamaj, Big Brother Vip Albania anulon televotimin. 20/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

“Duhet të këndosh ose të luash futboll, ndryshe nuk të pjerdh kush” – Nga Olti Curri

14/07/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
“Duhet të këndosh ose të luash futboll, ndryshe nuk të pjerdh kush” – Nga Olti Curri

 





A përdoret fjala pjerdh? Në fjalor është, gjendet edhe në librat me shprehje popullore, vetëm se ne kemi frikë ta pranojmë edhe kur situata nuk ka fjalë tjetër që i shkon më mirë.

Nuk është atletika një sport që lëviz milionat nëpër botë? Madje edhe në Shqipëri ditën e vrapit në orën e fizkulturës nëpër shkolla, vajzave i shfaqej disa herë në muaj cikli, ndërsa djemve i vdiste gjyshja për herë të dhjetë. Nuk ka garë mes një kampioneje atletike dhe një këngëtareje apo futbollisti, pasi kategoritë që garojnë të fundit mbledhin shumë më shumë adhurues, se një sportiste që lufton e vetme në një disiplinë individuale, por nëse në fund sedra matet me kutin e krenarisë në botë, një atlete, futbollist apo edhe këngëtare kupën e ngrënë njëlloj. Nuk ka një Europë për sportet me fansa të çmendur dhe një Europë tjetër për sporte me ndjekës të moderuar. Dhe titulli kampion apo nënkampion njësoj është. Nëse je dirigjent në Koncertin e Vienës apo në saxhion e akademisë, orkestra njësoj ngrihet në këmbë dhe publiku të nderon njëlloj po ashtu.


Nëse ne duam suksesin ta masim me ulërima dhe bori në rrugë, ç’faj ka për këtë nënkampionia e botës për 3.000 metra Luiza Gega?

Le të shpërthejë zhurma e festimet për futbollistë e për këngëtare që rrallë e ndrisin në “Eurosong”, por të mos i hamë hakën Luiza Geges që vetmitare përballon sfidat për të jetuar dashurinë e saj në maksimum, atletikën.

Kryeministri pret analizat antidoping që ta takojë nënkampionen, nuk e di, futbollistëve të Kombëtares a i bëri kush analiza të tilla? Po këngëtarët në skena europiane kanë kënduar të gjithë pa substanca? Analiza për të gjithë, apo…?!

13620142_10206998255217743_154771402884323894_n (1)

Luizë e dashur të kërkoj ndjesë në emrin tim që zbrite dhe dole nga aeroporti e harruar nga pushtetarët, e përgëzuar nga një dorë njerëzish që nuk di sa të kthjellët nga politika e patën dashurinë ndaj teje dhe nga ata që të hipën në limuzinë për 200 metra, ca foto reklamë për këtë makinë meqë është stinë dasmash dhe të ulën në tokë. Sa turp! Ndjesë dhe përgëzime për emocionet që ndjeve kur të varën në qafë medaljen e vendit të dytë, një emocion që nuk e merr dot, duke ngjeshur lekët e tenderave nëpër valixhe drejt Panamasë…

Tags: Luiza GegaOlti Curri
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Next Post
Ricky Martin argëtohet me dashurinë e tij

Ricky Martin argëtohet me dashurinë e tij








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera