Ben Affleck dhe Jennifer Garner nuk janë gati të ndahen nga njeri-tjetri. Pas 10 vitesh martesë, çifti bëri publik ndarjen vitin e kaluar por deri tani asnjëri prej tyre nuk ka bërë kërkesën për divorc. Së fundmi, “US Weekly” ka raportuar se çifti i ka lënë pezull proçedurat e duivorcit. “Jen ishte shprehur se procedurat e divorcit do të nisnin shumë shpejt por vetëm pak javë më parë gjërat kanë ndryshuar”, ka thënë një burim i afërt më aktoren 44-vjeçare. “Duket qartë që gjërat nuk po marrin atë drejtim”. Garner, e cila akoma jeton së bashku me Affleck dhe fëmijët në të njëjtën shtëpi, thuhet se ende vazhdon të jetë e dashuruar me Ben por fokusi i saj kryesor tashmë janë fëmijët.